FONEMAT DHE SHKRONJAT | FAKTE TË GJUHËS GREKE
Sipas një postimi që lexova kohët e fundit, mbi disa karakteristika të gjuhës greke, vendosa të përmbledh gjithë mendimet mbi ketë tem, dhe të krijoj një artikull për të. Me ketë mënyrë, desha të shënoj disa karakteristika të kësaj gjuhe, nga syri i një studente gjuhësie, që ndoshta do të dukeshin interesante për çdo lexues.
Fillimisht, në gjuhën greke, siç është edhe në shqip, fjalët lexohen siç edhe shkruhen, në krahasim me gjuhë të tjera, si anglishtja, që për çdo fjalë fonologjia e saj ndryshon. (Fonologjia është një degë e gjuhësisë që ka të bëjë me organizimin sistematik të tingujve në gjuhë.)
Atëherë, ndërkohë që në gjuhën shqipë, çdo fonem ekziston edhe në alfabet, kjo gjë nuk ndodh edhe në gjuhën greke. (Një fonemë është
një nga njësitë e zërit që dallojnë një fjalë nga një tjetër në një gjuhë të
caktuar). Ajo çfarë dua të them është se në disa raste, për një fonem mund të
ekzistojnë shumë mënyra të shkrimit të tij.
Si përshembull,
fonema [i] në gjuhën greke ka 6 mënyra shkrimi në drejtshkrimin / ortografin e
gjuhës. Shkronjat greke [ι],
[η],
[υ],
[οι],
[ει]
dhe [υι]
lexohen tëra si [i]. Nga këto mënyra shkrimi, vetëm tre të parat janë në
alfabetin grek, ndërsa të tjerat janë bashkim shkronjash. Domëthënë, [οι] është një
bashkim i shkronjave [ο] dhe
[ι],
[ει] është
një bashkim i shkronjave [ε] dhe [ι], ndërsa [υι] është një bashkim i shkronjave [υ] dhe [ι]. Gjithashtu,
edhe fonema [o] ka dy mënyra në drejtshkrim të cilat janë: [ο] dhe [ω], si dhe
fonema [e] e cila shkruhet si [ε] dhe si [αι].
Bashkimi i shkronjave
për të krijuar një fonem të ri në gjuhën greke, përdoret edhe në raste të tjera.
Kjo është edhe karakteristika tjetër e kësaj gjuhë që do diskutojmë në
artikullin tonë, e cila dhe është pak e veçant për njerëzit e huaj që nuk e kanë
greqishten si gjuhë amtare.
Atëherë,
shkronjat [b], [d] dhe [g] nuk ekzistojnë në alfabetin grek. Këto fonema krijohen
vetëm me bashkimin e dy shkronjave, sigurisht shkronja të ndryshme në çdo rast.
Për të krijuar fonemën [b], bashkohen shkronjat e alfabetit grek [μ] dhe [π] dhe
shkruhen si [μπ].
Për të krijuar fonemën [d], bashkohen shkronjat [ν] dhe [τ] dhe shkruhen si [ντ]. Ndërsa, për
të krijuar fonemën [g], bashkohen shkronjat [γ] dhe [κ] dhe shkruhen si [γκ]. (Ose në
disa fjalë, kjo fonem krijohet dhe duke vënë dy herë shkronjën [γ], domëthënë [γγ].
Si përmbledhje,
jo në çdo gjuhë një fonem ngjason me një shkronjë. Në disa raste, mund një shkronjë
të tingëlloi ndryshe nga mënyra e shkrimit të saj. Kështu që çdo gjuhë ka veçantit
dhe vështirsitë e saj, por çdo gjuhë ka diçka interesante për të diskutuar dhe
mësuar.
Informacione:
Comments
Post a Comment