Franz Kafka, Letër babait.
Është i njohur fakti që, që në kohët më te vjetra, por fatkeqësisht në disa vende edhe në ditët e sotme, familjet dominoheshin nga "fuqia" e babait, domethënë atij i falej ndjenja e mbajtjes së pushtetit. Më konkretisht, ishte mjaft i zakonshëm fenomeni i njohur i patriarkizmit.
Ky fakt konfirmohet dhe në një libër të shkimtarit Franz Kafka me titull "Letër babait", në të cilin ai i shkruan një letër babait të tij të rreptë dhe mizor, në mënyrë që t'i shpjegojë se çfarë konsideron të gabuar në sjelljen e tij dhe gjithashtu të tregojë fakte të jetës së përditshme që vërtetojnë pikëpamjet e tij. Kjo letër, megjithatë, nuk u lexua kurrë nga marrësi i saj.
Autori Çek jetoi vitet e tij duke u përpjekur të lirojë nga "kafazi" i tij fëmijën e burgosur që fshihej brenda tij pavarësisht babait të tij imponues, i cili i qëndroi si penges në çdo hap të rrugëtimit të tij, deri në fund të jetës së tij, në 1924, i cili u largua në moshën dyzet vjeçare, për shkak të tuberkulozit. Në vitin 1919 ai shkruajti këtë letër, duke ia dorëzuar nënës së tij, por, fatkeqsisht, edhe ajo vetë ishte nën ndikimin e burrit të saj. Kështu, letra nuk mund të arrinte në duart e babait të tij.
Në atë letër shkruan:
"I dashur baba!
Kohët e fundit rasti e ka sjellë të më pyesësh se përse kam frikë prej teje. Si zakonisht, s'kam ditur të të përgjigjem dhe kjo pasi, nga njëra anë, më kall frikën dhe nga ana tjetër, sepse, po të gjeja arsyen e kësaj ndjesie do të më duhej të hyja në të thella, shumë më tepër sesa do të më lejonte një letërkëmbim i thjeshtë. Duhet ta dish se, nëse po përpiqem të të përgjigjem duke të shkruar një letër, kjo do të jetë një përgjigje tejet e varfër, sepse edhe kur shkruaj ndihem i kapluar nga frika që më ke kallur dhe nga pasojat e saj, nga ana tjetër, diapazoni i gjerë i temës qëndron shumë më lart se kujtesa dhe inteligjenca ime.[…]"
Në nisjen e letrës, pasqyron frikën ndaj babait që ai ndjen në çdo lëvizje të tij, madje edhe përmes një teksti të shkruar. Gjithashtu, për mendimin tim, përmes prologut shfaqet një lloj dashurie që fshihet brenda tij për babain, pasi i drejtohet në një mënyrë që tregon tepër respekt për të atin.
Në vazhdimin e librit, autori Franz Kafka shpjegon se ai nuk "fajëson" babanë e tij, as nuk i jep atij barrën e përgjegjësisë, por, përkundrazi, bën një përpjekje të vazhdueshme për të justifikuar veprimet e tij. Përveç kësaj, letra tregon më pas një rrjedhje ngjarjesh nga anëtarët e familjes së tij, kryesisht vëllezërit e motrat e tij, për të ilustruar dallimin e prindit midis fëmijëve, edhe pse gjatë gjithë letrës ai përqëndrohet tek babai.
Ky libër mund të konsiderohet më shumë si një pjesë e shpirtit, por edhe e jetës së autorit, sesa "ushqim" për lexuesit e tij.
Në përmbledhje, Kafka arrin në përfundimin se, përkundër çfarë ka ndodhur, babai i tij dëshironte vetëm të kujdesej për të dhe, si prind nuk ka dyshim se ai uron më të mirën për djalin e tij. Pra, është e lehtë të kuptosh dashurinë e tij përmes letrës. Edhe pse ai "lufton" për ta fshehur atë që ndjen për babanë, mund ta përcjell me fjalët e tij dhe të ndihet nga çdo lexues i librit.
"I am free and that is why I am lost."
Franz Kafka
Instagram: @orgesa.kodhelaj
Photo from instagram: @booksbloggeer
Comments
Post a Comment