VDEKJA S'MA LEJOJ | POEZI NGA LIBRI POETIK "NDJENJË" | BOTIMET ADA

 Si ma mbylle shpirtin, o njeri,

Si e le të vdes i vetëm në qeli,

Në jetë më kyçe zemrën në kafaz,

Në vdekje nga parajsa të thërras? 


Ti mashkull i poshtër, i mallkuar, 

S'te peshojë gjaku im në ato duar,

S'të rëndojë trupi i vdekur, i gjakosur,

Përjetë ma mbajte shpirtin të burgosur?


Plagët e mia askush nuk i shëroi,

Nga një përbindësh as vetja s'më mbrojti,

Ta fala shpirtin ta vrisje me ngadalë,

Se të desha shumë, e marrtë ai djall!


Fëmijët tanë, sot si do të mbrohen,

Nga një baba vrasës që s'pendohet?

Të voglit, tim biri, ti do t'ja marrësh jetën,

Se ti mashkull s'u bëre, s'ja the të vërtetën.


"E ëma iku bir, të vetëm ty të la,

S'të deshi kurrë sa unë, iku sa më larg."

Fjalët e tua nga qielli mundem t'i dëgjoj,

Por ta ndryshoj gënjeshtrën vdekja s'ma lejoj.


Fëmijët e mi, nëna kurrë nuk u largua,

Babai juaj u bë vrasës, jetën ma mori mua.

Më mbetën fjalët gjysmë në për buzë,

Për këtë poezi u shndërruan në muzë.


Më mbetën duart të gjakosur nga pena,

Se me dhimbje fjalët i shkruaj në për fleta,

Që nga qielli atë njeri përditë e mallkoj,

Po në jetë përsëri s'më sjell, s'ma lejojnë.


Të shoh sytë e fëmijëve t'mi për herë të fundit,

Dëshirë e vetme në zemër pas atij plumbi,

Të vërtetën t'ju them, nënën këtu e kanë,

Në ëngjëll e ktheu dashuria e saj, për babanë. 


Orgesa Kodhelaj 

Comments

Popular Posts