Ah, sikur të isha djalë... |Haki Stërmilli|
Këto pushime të vitit të ri i kalova në vëndin tim, në Shqipëri. Atje, mes gjithë vëndeve që shkova, vizitova edhe një librari në të cilën gjeta librin 'Sikur të isha djalë' nga Haki Stërmilli. Duke qënë se kisha lexuar disa kritika më parë për të, kisha një përshtypje të mirë ende pa e nisur.
Libri zhvillohet në disa vënde të Shqipërise dhe kryesisht në Tiranën e viteve 1930. Është i shkruar në form ditari dhe protagoniste është një vajzë me emrin Dije, e cila përshkruan vuajtjet e jetës së saj në të. Dija, duke qënë se nënën e humbi në mosh të vogël, u detyrua që të rritej duke thirrur 'nënë' njerkën e saj. Fatkeqsisht, njerka e saj nuk e donte aspak Dijen dhe ajo qe një nga arsyet e jetës së trishtë të vajzës. Më vonë, pasi njofi një djalë të quajtur Shpend dhe me të cilin u dashurua, vendosën sëbashku që ti tregonte babait se ajo dhe Shpendi dëshironin të martoheshin. Babai i saj nuk pranoj dhe të gjitha tentativat për ta plotësuar këtë dëshirë dështuan. Për këtë arsye, i ati vendosi që vajzën e tij të ia jap një dyzet vjeçari për grua, pasi ai kishte pasuri. Dija, e sëmurë tashmë me tuberkulosis, vazhdoi mundimet e saja me Shpendin për tu bashkuar, por nuk patën asnjë arritje.
Libri është i shkruar në dialektin geg, gjë e cila ma vështirësoj pak leximin e tij, por që në faqet e fundit përmban një fjalor tepër shpjegues. Gjithashtu, mesazhi që përcjell në fund është shumë sensibilizues dhe për mua qe një lexim mjaft i mirë. Por, ah sikur ta dinte Dija se shumë gra Shqipëtare akoma vuajnë si ajo...
Duke arritur në perfundimin e këtij artikulli dhe duke përmbledhur gjithë informacionet, do shënoj këtu një pjesë të librit.
"Po ta kisha pasë në dorë, do ta grissha çarçafin dhe nuk do të lejsha femën pa shkollë, pse grueja asht themeli i shoqnisë njerëzore, pse ajo asht burimi i moralit, pse ajo asht nyja e shenjtë e qenies, pse ajo e mbjell farën e dashunisë vëllaznore në mes të njerëzëve. E kur ajo lihet mbas dore, vuen e tanë shoqnia njerëzore."
Instagram: @orgesa.kodhelaj
Shumë bukur shkruar dhe sa mirë që e ndave me ne 🌸
ReplyDeletefaleminderit shumë për komentin tënd, shumë dashuri nga unë 💗
Delete