Karrem [Bait] | J. Kent Messum
Kësaj rradhe, në udhëtimin e festave, gjatë kthimit, domëthënë, nga qyteti ku studjoj deri në shtëpinë time kisha për shoqëri librin "Karrem" (Bait) të J. Kent Messum. Në këtë artikull, siç u kuptua, do të flasim për këtë libër i cili qe shoqëria ime ndërsa trageti kalonte dallgët e detit.
Duke nisur me rrëfimin tim, do t'i referohem temës së librit. Gjashtë persona, atëherë, pavarësisht origjinës, moshës apo gjinis e gjejnë veten, krejt papritur, një mëngjes në një ishull të vogël dhe të pabanuar, pa u njohur me njëri tjetrin. Atë mëngjes, pas shumë bisedave, jo gjithmonë të qeta, ata arrijnë në përfundimin se e vetmja gjë që kanë të përbashkët është varësia nga droga. Atje nis një lojë e çuditshme ku për të mbijetuar do të jenë të detyruar të kalojnë oqeanin dhe të kalojnë nga një ishull në tjetrin. Zgjidhja e tyre e vetme është noti. Por sa kohë do durojnë dhe sa nga ata do durojnë?
E vërteta është se “Karrem” nuk është një nga lloji i librave që lexoj zakonisht. Ka aksion që, sigurisht, i duhet një libri të tillë dhe nuk mund të them se më zhgënjehu. Fjalori i tij ama ishte mjaft i thjeshtë, për mendimin tim, por edhe më duket i pahijshëm për shijet e mia në libra. Përveç kësaj, përfshin edhe skena që, personalisht, do të preferoja të mos përmendeshin kaq hollësisht.
Si përfundim, pavarësisht gjithçka u përmend më lart, "Karrem" ishte një shoqërues i mirë në udhëtimin tim. Pavarësisht mënyrës sesi autori shpreh mendimet e tij, mesazhi që dëshiron të përcjellë mund të cilësohet edhe si i admirueshëm.
Instagram: @orgesa.kodhelaj
Comments
Post a Comment