E panjohura: një destinacion i bukur!


 Shumë shpesh ndodhë të dëshirojmë gjera të cilat, përfundimisht, nuk i arrijmë dot, ose kuptojm se nuk i dëshirojmë dhe aq. Është i pranuar fakti se kjo çeshtje trajtohet shpesh gjatë procesit për pranimin në arsimin e lartë. (Në këtë pjesë, më duhet të shpjegoj se ky proces ndryshon në çdo shtet, kështu që edhe në Greqi, që të pranohesh në Universitet, duhen veç notat e disa provimeve të quajtura si "Provimet Panhelenike". Ky artikull është shkruar me këtë temë dhe është  përkthyer nga gjuha greke.)


Duke filluar nga ky këndvështrim, dua të rrëfej përvojen time personale të këtij viti që pulson me lot, presion dhe padyshim një gjendje jo të mirë  psikologjike.


Më konkretisht, si në shumë raste të tjera, ashtu edhe në timen, fillimisht dëshiroja një shkollë tjetër dhe sigurisht, në një vend tjetër nga ajo që përfundimisht ndodhi.


Zgjedhja ime e parë, pra dëshira ime, ishte Filozofia Angleze në Universitetin e Selanikut. Ishte diçka që mendoja se e dëshiroja derisa kuptova se nuk ishte ajo që më përshtatej. Është e vërtet që gjatë këtij viti "të vështirë", pikëpamjet e mia ndryshonin vazhdimisht, ndërsa zbuloja degë që më dukeshin më interesante.


Zgjedhja ime e radhës ishte shkolla e gazetarisë, gjithashtu në të njëjtin qytet, derisa, më në fund, nuk arrita "ëndrrën" time të asaj kohe.


Përmes eksperiencës time, dua të përcjell mesazhin se askush prej nesh nuk mund të gjykohet nga një notë.


Në fund të këtij udhëtimi të një viti të mbushur nga presioni dhe pasiguria, suksesi im ishte dega e "Studimeve Mesdhetare" (e quajtur edhe si "Mediterranean Studies", degë jo dhe aq e njohur në Shqipëri, si edhe në Greqi) në ishullin më të veçant të vendit, i quajtur Rodos.


Sigurisht, në fillim nuk e konsideroja si "sukses" pasi nuk ishte ajo çfarë dëshiroja deri atëherë. Shkolla, si edhe vendi, i cili është gjithashtu mjaft larg shtëpisë sime, ishte diçka komplet e panjohur për mua. Në fund, shkolla duket të jetë shumë interesante. Sa për këtë ishull, arriti të fitojë një vend të veçant në zemrën time.


Ishte një fillim i vështirë, por më beri të kuptoj se jeta mund të të ofrojë diçka shumë më të mirë nga çfarë mendoje se ishte e duhura për ty. Mund të ketë diçka në rrugën tënde që do përfundosh ta duash më tepër se sa atë që dikur ke dashur aq shumë.


“Success is not final, failure is not fatal: it is the courage to continue that counts.”-Winston S. Churchill


Atëherë, nuk ka dështime! Ka vetëm suksese dhe mësime. Ka gëzime, hidhërime, përpjekje, sakrifica dhe të gjitha këto nuk varen nga një notë.


Në këtë kontekst, duhet të kuptojm se në jetë duhet të provojmë gjithçka që na ofron. Ajo që ne do të arrijmë mund të jetë ajo që në të ardhmen do të na shndërrojë në atë që përpiqemi të bëhemi.


Në jetë ka shanse pafund që do të gjenden në rrugën tonë. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është përpjekja, dhe secili prej nesh që luftoj për të quhet fitues. Në të vërtet, dështimi në këto provime (në këtë rast: Provimet Panhelenike, por edhe çdo llojë provimi) nuk mund të tregoj se kjo përpjekje nuk ishte e mjaftueshme.


Instagram: @orgesa.kodhelaj


Comments

Popular Posts