JETA E DRITËRO AGOLLIT | POEZI NGA LIBRI "NDJENJË"
Duke lexuar poezi të të njohurit për tërë Shqipërinë, Dritëro Agolli, kisha shumë dëshirë që të shkruaja një artikull dedikuar atij.
Gjithashtu, personalisht, jam inspiruar tepër nga dashuria që Dritëroi dhe Sadije Agolli, gruaja e tij, kanë pasur për njëri tjetrin dhe kanë bërë të dukshme edhe në veprat e tyre letrare, kështu që kam pas shkruar një poezi të shkurtër për të, të cilën kam botuar në librin tim poetik të titulluar "Ndjenjë", por edhe mund ta gjeni në vijimin të këtij artikulli.
Dritëro Agolli u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 Shkurt 2017. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe më pas vazhdoi në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Për shumë kohë, ka punuar si gazetar në gazetën e quajtur "Zëri i popullit", por edhe ka qënë kryetar i "Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë". Për më tepër, për 30 vite me radhë u zgjodh deputet.
Krijimtaria letrare e Dritëro Agollit është quajtur si tepër e pasur në llojet e ndryshme të saj. Ai ka pas shkruar poezi, tregime, novela, romane, skenare filmash etj. Gjithashtu, ka qënë fitues i disa çmimeve për krijimtarinë e tij të veçant, dhe disa prej veprave të tij janë përkthyer në për botë. Hyrjen e tij në letërsinë Shqipëtare e ka bërë në vitet '60.
Më posht, do të gjeni të shënuar poezinë time të inspiruar nga Dritëro Agolli, të cilën, siç u përmend më parë, e gjeni tek libri im poetik "Ndjenjë" nga Botimet Ada.
Dritëroi
Kështu fliste Dritëroi,
veç me dashuri,
për Sadijen e tij jetoi,
e vdiq me të në gji.
E dashuronte jashtë mase,
për të shkruante në çdo fletë,
dhe, sigurisht, do ta dashuronte,
më shumë se një mijë jetë.
Shkruar nga Orgesa Kodhelaj.
Informacione nga: https://el.m.wikipedia.org/wiki/%CE%9D%CF%84%CF%81%CE%B9%CF%84%CE%B5%CF%81%CF%8C_%CE%91%CE%B3%CE%BA%CF%8C%CE%BB%CE%B9
Instagram: @orgesa.kodhelaj
Comments
Post a Comment