HISTORIA E GJUHËS ANGLEZE BOTËRORE
Bazuar në temën e një detyre akademike që kam pas bërë,
mendova se historia e pasur e gjuhës angleze do të ishte një tem interesante për
tu përmendur në një artikull. Fillimisht, le të shënohet së pari se termi 'anglisht botërore' përdoret për të treguar
atë shumëllojshmëri të gjuhës angleze që shërben si mjeti kryesor i komunikimit
në për bot.
Lloji i parë i gjuhës angleze që u shfaq u krijua nga
gjuhët e folura nga fiset gjermane të Evropës veriore. Duke zgjatur deri në
shekullin e 7-të, fiset gjermane pushtuan ishullin dhe dëbuan banorët vendas
për të krijuar mbretëritë e tyre. Për shkak të kësaj ngjarje historike,
anglishtja adoptoi dialektet e gjuhëve gjermane perëndimore që fliteshin tashmë
nga banorët e rinj të Britanisë. Për më tepër, për shkak të kontakteve të
shpeshta me botën romake, fjalori i anglishtes së hershme përmbante edhe fjalë
nga latinishtja. Në mesjetë, kjo gjuhë gjermane kishte zëvendësuar gjuhën
origjinale kelte të Britanisë në pothuajse të gjithë Anglinë, si dhe në Skocinë
jugore dhe lindore.
Një lloj fillestar i anglishtes moderne u përhap në
shekullin e 15-të, ndërkohë që vlen të përmendet dhe se në 1755 u botua fjalori
i parë i anglishtes nga Samuel Johnson (1709), një shkrimtar anglez me një
kontribut të gjat kohor në letërsinë angleze, i cili përmban ndryshime minimale
në fjalor për shkak të përfshirjes së fjalëve të reja/të huaja.
Mësimi i gjuhës angleze dhe edukimi iu dha popullit si
aftësi rreth vitit 1750, pasi deri atëherë arsimoheshin vetëm klasat e larta,
priftërinjtë dhe nga ata vetëm burrat.
Formimi i anglishtes filloi nga anglishtja e vjetër (Old English), në
anglishten e mesme (Middle English), ndërsa anglishtja moderne
klasifikohet në dy faza: anglishtja moderne e hershme (Early Modern English) dhe
anglishtja moderne e vonë (Late Modern English), e cila
është edhe versioni aktual i anglishtes, që, natyrisht, ruhet në mbarë botën në
shumë variante/dialekte.
Si përfundim, gjuha angleze tani zotërohet nga miliona
folës në për bot dhe veçanërisht në vendet e mëposhtme: SHBA, Australi, Britani
e Madhe, Kanada, Irlandë dhe Zelanda e Re. Përtej këtyre, flitet edhe në vende
ose shtete të Karaibeve, Afrikës dhe Azisë Jugore. Anglishtja rënditet e treta
në listën e gjuhëve të botës me numrin më të madh të folësve amtarë, duke mbajtur
dy vëndet e para spanjishtja dhe mandarina (dialekt i Kinës). Sigurisht që ka
edhe një përqindje prej miliona folësve që e kanë anglishten si gjuhë të dytë
ose të huaj. Për më tepër, anglishtja është konsideruar prej kohësh një
"lingua franca" (gjuhë zyrtare) për disa popuj në Evropë, shumicën e
Amerikës së Veriut dhe disa pjesë të Azisë dhe Afrikës.
Instagram: @orgesa.kodhelaj
Comments
Post a Comment