Zonja "Dalloway" me një sy tjetër

 



Duke qënë se më parë kisha provuar të lexoj tregime të shkrimtares dhe duke pëlqyer mënyrën e saj të shkrimit, vendosa të lexoj novelën e parë për mua nga Virginia Woolf, "Zonja Dalloway". Fatkeqsisht, duhet fillimisht të përmend që më zhgënjeu tepër. 


Duke nisur përshkrimin e librit, Klarisa Dalloway, një zonjë 52vjeçare, tashmë e martuar me Richard Dalloway, organizon një fest si zakonisht. Atë ditë, do takoj përsëri dashurinë e saj të parë, Piter Wols, të cilit i kishte refuzuar propozimin për martes sepse ai dëshironte të udhëtonte në për botë me të, ndërsa ajo vendosi të martohej me Richard Dalloway për një jetë më të pasur dhe të qetë. Kthimi i tij do ta bëj Klarisën të mendoj më thellë vendimet e asaj kohe dhe do linsi për të kujtime dhe ndjenja të të shkuarës.


Që të tregohem e sinqert, faqet e para më tërhoqën tepër për historinë e librit, por në vazhdim u bë i lodhshëm dhe i padurueshëm. Libri, fatkeqsisht, përmban shumë detaje të panevojshme duke u tërhequr komplet nga tema kryesore dhe duke më bërë të shfletoj disa pjesë pa i lexuar. Për më tepër, Ka shumë fjali dhe ngjarje që përsëriten, gjë që mua nuk më duket aq e suksesshme për të tërhequr interesin e lexuesit. Akoma një pjesë negative e librit, për mendimin tim, është fakti që për dialogët përdoret fjalim indirekt duke e bërë tregimin të humbas gjallërinë që i nevojitet.


Si përmbledhje, atëherë, duke pas lexuar një shumëllojshmëri kritikash për novelën klasike "Zonja Dalloway", dhe duke pas parë se shumica e kritikave kanë qënë pozitive, e ndieva të nevojshme të përshkruaj edhe mendimin tim, duke rëndësuar karakteristikat që nuk më pëlqyen. Sigurisht, secili lexues ka mënyrën e tij/saj për të kritikuar dhe sipas kësaj do krijohen anë pozitive por edhe negative të librit.




Instagram: @orgesa.kodhelaj



Comments

Popular Posts