Një udhëtim në Rusi, në "tokën që humbet" (Disappearing Earth)
Çdo libër është një udhëtim i veçant, një rrëfim ndryshe, një histori unike. Një nga "udhëtimet", atëherë, që bëra kohët e fundit ishte përmes librit "Tokë që humbet" [Disappearing Earth] nga shkrimtarja Julia Phillips.
Kjo novel është e para e shkruajtur nga Julia, ama gjithsesi u bë një prej librave më të shitur dhe, gjithashtu, fitoj çmimin e novelës së parë të shkruar më të mirë. Historia e tij ndodh në Rusi dhe ka si tematik rrëmbimin e dy vajzave të vogla që do të nisi kërkimin e tyre, i cili do të zgjas një vitë të plot, dhe njëkohësisht do të nxjerri në sipërfaqje ndodhin e disa viteve më parë që përmban humbjen e një adoleshenteje.
Personalisht, e adhurova mënyrën e së shkruarit, ndarjen e pjesëve të librit sidomos, sepse përmban 12 kapituj aq sa edhe muajt që u deshën derisa të përfundojnë kërkimet mbi këtë rast. Mënyra e së shkruarit ngjason shumë me serial, në të cilin çdo kapitull është edhe një episod i ndryshëm. Mu duk tepër interesant fakti që në çdo kapitull rrëfehet edhe një histori tjetër, duke patur gjithmonë protagonist të ndryshëm. Ndoshta në një farë mënyre njerëzit nga një kapitull janë të lidhur me ata në një tjetër dhe kjo e mbajti ankthin dhe kuriozitetin tim gjallë gjatë gjithë librit.
Si përmbyllje, edhe pse më kënaqi secila faqe e librit, fundi i tij fatkeqsisht më bezdisi shumë. Kurjoziteti im ishte sigurisht i madh që të mësoj se si përfundon, por edhe pse kishte një fund të lumtur, do të preferoja të kishte më shumë informacione për ndodhit e fundit.
Instagram: @orgesa.kodhelaj
Comments
Post a Comment