DRAMË DHE LOT | FLASIM PËR FILMA

 



Në këtë artikull, siç duket edhe nga titulli, do të propozohen 4 filma plot dashuri, emocione, gëzime dhe hidhërime. Sigurisht, ato rekomandohen kryesisht për "psikopatët" që duan të shikojnë filma që do t'i bëjnë të qajnë, si unë.

 

1.   FIVE FEET APART

Le të fillojmë me këtë film të veçantë, i cili bën pjesë në kategorinë e filmave romantikë dhe zgjat 1 orë e 57 minuta. Fillimisht u shfaq në vitin 2019 dhe bëhet fjalë për një vajzë që vuan nga kanceri në mushkëri dhe për këtë arsye qëndron në spital me shpresën se do të gjendet një donator. Aty njifet me shumë miq, si dhe me djalin me të cilin do të dashurohet. Fatkeqësisht, ata nuk lejohen të vijnë në kontakt pasi të dy kanë të njëjtën sëmundje dhe kështu mund të "ndotin" disi njëri-tjetrin dhe të përkeqësojnë gjendjen e tyre. Megjithatë, protagonistët tanë nuk do t'u binden shumë rregullave të mjekëve...

 

“Everyone in this world is breathing borrowed air."

 

"If I'm going to die, I'd like to actually live first."

 

2.   THE FAULT IN OUR STARS

“Faji në yjet tanë”, siç quhet në shqip, ka një kohëzgjatje prej 2 orësh dhe ka bër premierën në vitin 2014. Ata që u dashuruan me filmin e mësipërm, atëherë per ta, ky është zgjidhja më e mirë për filmin e radhës. Është një histori dashurie adoleshente e cila do të mbetet “përgjithmonë” vetëm në zemër dhe mendje. Sëmundja e kancerit dhe vdekja i ndajnë njerëzit, duke mos i lejuar ata të jetojnë dashurinë e tyre. Një udhëtim nga Amerika në Amsterdam të Hollandës, disa cigare që nuk i kanë ndezur kurrë dhe një libër që u ndryshon jetën.

 

"You gave me a forever within the numbered days and I am grateful."

 

"They don't kill you unless you light them. And I've never lit one. It's a metaphor, see: You put the killing thing right between your teeth, but you don't  give it the power to do it's killing." 🚬

 

3.   ME BEFORE YOU

Përsëri, një film i rekomanduar në kategorinë romantike. Zgjat 1 orë e 50 minuta dhe është shfaqur fillimisht në vitin 2016. Për mendimin tim është një nga filmat më të bukur dhe më të trishtë.

‘Para se të vije, atëherë.

Si ishte para se të vije dhe si është pas?'

Një aksident do të ndryshojë jetën e të gjithëve, veçanërisht asaj që rastis në rrugën e tij.

Do të lind një romancë, por a do të jetë në gjendje Lu të ndryshojë mendjen e Will-it?

Si do të merret me vendimin e tij dhe si do të jetojë pas tij?

 

"-You can't change what people are.

  -Then what can you do?

  -You love them."

 

"I don't want you to miss all the things that someone else could give you."

 

4.   DELIBAL

Më të mirën e lashë për të fundit. "Delibal", që përkthehet si "mjaltë i hidhur", është një film turk, 1 orë e 57 minuta, i cili doli në vitin 2015. Deri më sot, është filmi im më i preferuar nga të gjithë dhe asnjë tjetër nuk ka arritur të marrë vendin e tij për mua. Jam absolutisht e sigurt se nuk do të më mërzitet sado herë ta shikoj. Është një film për ju romantikët që do t'ju bëjë të qeshni, të qani, të gëzoheni dhe të prekeni. Dedikuar, pra, romantikëve të këtij planeti, atyre prej jush që duan, kanë dashur dhe janë dashuruar.

 

"I wish I didn't care about anything.

But I do care. I care about everything too much."

 

Si përmbledhje, shpresoj t'ju pëlqejë cilido nga filmat e rekomanduar që do të vendosni të shikoni. Do të pres me padurim të dëgjoj mendimet tuaja për filmat e përmendur më lart, si dhe për të tjerët që dëshironi.

 

Instagram: @orgesa.kodhelaj


Comments

Popular Posts