(Thessaloniki) Selanik, det, lumturi!

 


 Një vitë më parë, nën rrethana të ndryshme, natyrisht, se ky vitë, ndodhi eskursioni i fundit shumë ditor i shkollës sime të mesme në Selanik (Thessaloniki). Kështu, kuptohet që ky artikull i është "dedikuar" një prej qyteteve më të bukura që kam vizituar deri më tani dhe atij kujtimi të shkollës së mesme.


Selanikun e kam vizituar dy herë, gjithashtu në një eskursion të shkollës dhe mendoj se ishte e mjaftueshme që të lidhesha shpirtërisht me të dhe ta dashuroj aq shumë. Përbëhet nga një klimë mjaft e këndshme për vizitorin dhe një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë.


Sipas mendimit tim, një nga vendet më entuziaste janë kështjellat e Selanikut të vendosura në vendin e quajtur "Ano Poli". Personalisht, kam një dobësi të madhe ndaj muzikantëve që shfaqin talentin e tyre në rrugicat e bukura të qyteteve dhe për këtë karakteristikë, gjithashtu, e dua këtë vend ku frymëzohen dhe shprehen shumë artistë. Gjithashtu, pamja nga "lart" është e mrekullueshme pasi keni mundësinë të shihni këtë qytet të mahnitshëm në çdo detaj. Pas një kërkimi të shpejt, ne pranojmë informacionin se vendi i quajtur "kështjellat e Selanikut" sot është vetëm pjesë e fortifikimit të vjetër. Në formën e tyre origjinale, muret dhe kështjellat e Selanikut rrethonin të gjithë qytetin, duke përfshirë anën që laget nga deti.












Sigurisht, nuk mund të mos përmend pjesën më të famshme të qytetit që është Kulla e Bardhë (Lefkos Pirgos), e cila u ndërtua në shekullin e 15-të, pas pushtimit të Selanikut nga Osmanët në 1430. Fatkeqësisht, nuk pata mundësinë të vizitoja brendësin e kullës, por shpresoj të ndodhë dikur në të ardhmen e afërt.



Një tjetër vend i bukur i qytetit janë çadrat e famshme, skulptura mbresëlënëse e Zongolopulos, e cila u vendos për herë të parë në 1997. Për më tepër, ajo është mjaft afër Kullës së Bardhë dhe statujës së Aleksandrit të Madh.












Përveç kësaj, një vend që ne vizituam dhe unë do t'ju sugjeroja është Qendra e Shpërndarjes së Shkencës & Muzeu i Teknologjisë (NOESIS), e vendosur në zonën e quajtur si Thermi Selanikut dhe është qendra kryesore teknologjike në Evropën Juglindore, që ka pasur më shumë se 1,600,000 vizitorë. Ai paraqet raporte tematike mbi Historinë e Teknologjisë dhe Shkencës dhe përfshin: Ekspozitën e Teknologjisë së Transportit, Technopark, Ekspozitën e Teknologjisë Greke të Lashtë dhe Planetarin Dixhital.












Vlen të përmendet edhe një vend që unë vërtet adhuroj sepse përmban ngrohtësi dhe "ëmbëlsi" të pabesueshme. Quhet Poco Loco dhe është një dyqan i shkëlqyeshëm në qendër të qytetit me staf shumë të sjellshëm dhe patjetër që e rekomandoj! Ky dyqan përmban një larmi pijesh të përbëra nga ëmbëlsirat siç do të shihni në foton më poshtë.



















Si përfundim, do të doja të theksoja se Selaniku është një nga qytetet më të mahnitshëm që kam vizituar dhe padyshim që do të doja ta vizitoja përsëri. Ishte një eksperiencë unike dhe e papërsëritshme, dhe me këtë kujtim u mbyll një cikël i madh i jetës sime, i adoleshencës, dhe kështu u hap një akoma më i madh.


Instagram: @orgesa.kodhelaj

Comments

Popular Posts