Teknologji apo traditë? Libër i shtypur apo elektronik?


Në ditët e sotme, është vërejtur se numri i përdoruesve të librave dixhital po rritet vazhdimisht. Padyshim, ka disa pikëpamje të kundërta për këtë temë, duke rezultuar në pak konkurrencë dhe një debat të vogël midis tifozëve të librave elektronik dhe të printuar.


Kështu që, vendosa të shkruaj këtë artikull ku të përshkruaj, sipas mendimit tim, pikat pozitive dhe negative të të dy llojeve të librave që u përmendën pak më lart, por edhe eksperiencën time si lexuese e tyre.


Para së gjithash, është fakt tashmë se librat elektronik mund ti kemi gjithkund me vete me shumë lehtësi duke përdorur celularin. Për më tepër, është vërtetuar se lloji i librave i njohur si "e-books" është në mënyrë të pakrahasueshme më ekonomik se libri i shtypur, plus që shumë nga ato mund të gjenden falas me ndihmën e internetit. Përveç fakteve që u përmendën, shumica e lexuesve tentojnë të lexojnë një libër për një herë të vetme, sepse e quajnë të pakuptimtë përsëritjen e tyre meqë e din se për çfarë bëhet fjalë në to. Në këtë rast, librat elektronik, sidomos ato që mund të gjenden falas, janë sigurisht më të dobishme se një libër që do të paguhet veç për të ndjenjur me vite në bibliotek. 


Në anën tjetër, për libërdashësit që kanë mendim të ndryshëm dhe dëshirojnë të lexojnë për së dyti herë librat e tyre të preferuara, ky është një fakt negativ për arsyen se është pak sa e vështirë të ruash një numër të madh librash për shkak të hapësirës së kufizuar të produkteve elektronike. Një tjetër pikë negative e këtij lloji të librave është se ekspozita e shpesht në dritën dëmtuese të pajisjeve elektronike nuk është aspak pozitive për shëndetin e njeriut, për shikimin e tij, por për më tepër është shumë e lodhshme.


Në të kundert, për sa i përket librit të shtypur, të gjithë e dimë tashmë se "froni mbetëror" i përket librit klasik, për arsyen se falë atë ndjesinë e "aesthetic" (siç e quajm në kohën tonë) por edhe një atmosferë më të këndshme. Padyshim, numri i përdoruesve të tyre është më i madh se sa ai i librave elektronik. 


Siç u përmend pak më parë, është i pranuar fakti se leximi i një libri të shtypur falë një ndjesi qetësuese dhe një atmosferë të ngrohtë që mund të konsiderohet ideale për ditët e ftohta të dimrit. Vlen të përmendet gjithashtu se libri i shtypur kënaq, metaforikisht dhe fjalë për fjalë, pothuajse të gjitha shqisat njerëzore. Më hollësisht, aroma e veçantë dhe unike e letrës, por edhe ndjesia e prekjes, e bëjnë librin klasik jashtëzakonisht tërheqës për lexuesin. Gjithashtu, një libër i shtypur nuk është vetëm një koleksionist për bibliotekën e libërdashësëve, por edhe u lejonë atyre të krijojnë shënimet e tyre mbi të.


Bibliosmia (n) {bib-lee-oz-mee-ah}

The smell and aroma of the books.


Personalisht, unë preferoj librat klasikë dhe mënyrën tradicionale të leximit, por gjithashtu besoj se nuk duhet të nënvlerësojmë anët pozitive të librave elektronikë.


Si përfundim, duhet të theksojmë se arsyeja që lexojmë një libër është për përmbajtjen e tij dhe informacionet që ai ofron dhe jo për letrën në të cilën është i shkruar. Kjo do të thotë se nuk ka rëndësi nëse libri është dixhital apo i shtypur, për sa kohë që ne jemi të kënaqur me botën e brendëshme të tij.


Instagram: @orgesa.kodhelaj

Comments

Popular Posts