Jeta në Ishullin e Kalorësëve, Rodos, Greqi
Ju mirëpres ne ishullin me te bukur, i quajtur Rodos, i cili, pa dyshim, vizitohet nga mijëra turistë çdo vitë. Shpesh herë do ta dëgjoni të quajtur si "Ishulli i Kalorësëve",i cili emër vjen nga historia e tij, pasi në vitin 1309, kalorësit e Urdhrit të Shën Gjonit të Jeruzalemit u vendosën në ishull. Ndoshta do të kishim mundësi ta quanim edhe "Ishullin e Fluturave", siç tenton ta quaj një shoqja ime, ngaqë në të egziston një park, "Lugina e Fluturave", i cili përbën shtëpinë e shumë fluturave në sezonin e verës.
Jeta ime në ishull ndodhi pasi suksesi im në vitin e fundit të gjimnazit qe një deg mjaft interesante me emrin në gjuhen angleze "Mediterranean Studies" ( ose i përkthyer në shqip si "Studime Mesdhetare") në Universitetin Aegean e Rodosit.
Vizita ime e parë në ishull ka qën për një javë të vetme në fillimin e shtatorit me qëllim organizimin e jetesës time si studente. Fatkeqsisht, me arsye gjëndjen e vështirë me të cilën jemi të detyruar të përballemi, nuk e kisha mundesin, si edhe shumë student të tjerë, të përjetoj ditën e parë të shkollës së lart në Universitet. Me këto fjalë nënkuptohet se përditëshmëria ime në ishull është pak më e thjesht. Sigurisht, ky fakt nuk dëshmon se nuk argëtohem me jetën në Rodos.
Ishulli është i pasur me vende të mahnitëshme të cilat ende nuk i kam zbuluar. Përditë të jepet mundësia të vizitosh më tepër vende të bukura. Pa dyshim, gjëndem akoma në fillim por jam dashuruar me bukurin e veçant të këtij ishulli. Për më tepër, kështjellat por edhe ndërtesat "vintage style" të falin një udhëtim në kohë duke u dalluar si kryevepra dhe të pakonceptueshme.
Vendi im i preferuar për momentin është "Kalaja i Qytetit të Vjetër", posaçërisht, kur errësira kaplon qiellin edhe dritat e natës të vendit krijojn një atmosferë të ngrohtë. Çfarë mund të jetë më e këndshme se sa ecjet në për rrugicat e kështjellës duke admiruar buzëqeshjet, njerëzit që punojn me kaq shumë dashuri dhe të ftojn të vizitosh dyqanin e tyre të vogël por edhe tingujt ëndrrimtare të muzikantëve të atyre rrugicave? Në fakt, sipas mendimit tim, ai që vjedh gjithë vëmendjen është artisti i talentuar që gjëndet në hyrjen e kështjellës dhe krijon portrete të mahnitëshme për vizitorët me lapsin dhe ngjyrat e tij.
Krenaria e Rodos është plazhet me rërë të bukur, pasuria e detit. Patjetër që do të quhesh munges nëse ky artikull nuk përmbante plazhet e shkëlqyera të ishullit që të sjellin kaq shumë ndjesi të veçanta dhe të plotësojnë në shpirt. Medoemos, periudha më e mirë për të vizituar detin e Rodosit është sezoni i verës.
Një më tepër pikë turistike që kam vizituar dhe besoj se duhet të shënohet në listën me të preferuarat e mia është fortesa e Shën Nikolla e cila u ndërtua në vendin e kishës bizantine të Shën Nikollës. Në hyrjen e portit, gjithashtu, janë instaluar Statujat Dre dhe Dre në të dy anët e hyrjes së portit, domethënë aty ku ishin këmbët e Kolos Legjendar. Në port gjënden edhe Mullinjtë e Erës, që janë një pikë turistike tepër të ishullit. Më parë, në Qytetin e Vjetër kishte tre duzina mullinj me erë, por vetëm tre prej tyre kanë mbijetuar deri më sot.
Bazuar në kalimin, mund të kuptohet se përditshmëria ime në ishull është plot argëtim dhe kënaqësi. Kështu që çdo ditë e re në Rodos është një aventurë e re dhe e pakrahasueshme. Egzistojnë akoma shumë vende të bukura të cilat dëshiroj të vizitoj, por ende nuk i kam zbuluar, gjatë jetesës time në ishull. Gjithsesi, siç u përmend edhe më parë, vendi im i preferuar mbetet Kalaja e Qytetit të Vjetër.
Instagram: @orgesa.kodhelaj
Comments
Post a Comment